Lajmet e fundit

“Faleminderit”! Ishte kjo fjala e fundit e aktorit shumë të dashur nga shqiptarët, Bud Spencer, i cili ndërroi jetë pasditen e djeshme.
“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”, deklaroi djali i tij, Giuseppe Pedersoli, një ditë më parë.
Bud Spencer lindi më 31 tetor 1929 në Napoli, transmeton tvklan. Ai u kthye në një aktor italian të njohur dhe komedian, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.
Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pëlqyeshëm për publikun.