Lajmet e fundit

Partia Fjala ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Londër, ku humbën jetën 7 përsona dhe mbetën të plagosur 48 të tjerë.
"Vrasja e mbrëmshme e qytetarëve të pafajshëm është dëshmi se terroristët dhe terorizmi nuk zgjedhin, vend, popull, fe dhe racë.Popullit britanik ju shprehim ngushëllimet e sinqerta për humbjen e jetërave të qytetarëve të pafajshëm".
"Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve ju urojmë shërim sa më të shpejtë" thuhet në një kumtesë të kësaj aprtie, transmeton Klan Kosova.