Lajmet e fundit

Partia Fjala konsideron se arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Serbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteteve përëndimore, është i papranueshëm.
"Në bazë të informatave nga famija e Nehat Thaçit, ky i fundit ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Serbia e ka arrestuar".
"Ky veprim i autoriteteve të Serbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Sërbisë i ka kryer në Kosovë".
Kjo parti kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve të Kosovës.
Sipas kësaj partie, ekzekutivi kosovar "në bisedimet e Brukselit duhet të kërkojë dhe mbrojë fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi", transmeton Klan Kosova.