Lajmet e fundit

Zëvendëskryeminstri më i ri i Kosovës, R amiz Kelmendi, ka thënë se në LDK ka dal për të realizuar premtimin e tij.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se fituesit nga pozita e tij, janë vetë qytetarët.
“Është një ndjenjë e mirë se gjatë tërë fushatës unë kam shkuar me synim dhe premtim për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe punësimin e qytetarëve. Nga ky premtim që kam bërë më është ofruar mundësia ta realizoj. Mund të them se fituesit e këtij posti janë qytetarët dhe bizneset e Kosovës”.
Ndonëse koalicioni qeverisës është në gjysmë të mandatit, sipas Kelmendit kjo gjë nuk do i paraqet atij problem.
“Një ditë punë është mirë, aq sa mund të arrij për këtë kohë, aq do të kontribuoj”.