07.10.2018 · përditësuar para 2855 dite1 min lexim
Djemtë e Thomas Tuchelit kanë shënuar fitore në ndeshjen përmbyllëse të javës së nëntë në Ligue 1 të Francës.
Ata avancuan që nga minuta e nëntë me golin e Neymarit nga penalltia, që shënoi për 1 me 0, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Brenda kësaj pjesëloje të dyja skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë pas përjashtimit për ndërhyrje të parregullt të Presnel Kimpembe respektivisht Lucas Tousart.
Në pjesën e dytë “Parisienët” u kthyen shumë më të fuqishëm dhe kjo u pa edhe në rezultatin e lojës, ata arritën të shënojnë edhe katër herë deri në fund të ndeshjes falë të disponuarit për lojë, Kylian Mbappe i cili shënoi të katër golat.
Së pari në minutën e 61-të ai realizoi për 2 me 0, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë realizoi edhe një herë për epërsinë 3 me 0 të PSG-së.
Mirëpo ai nuk u ndal me kaq, vetëm tre minuta pas golit të dytë personal dhe të tretë për Parisin, shënoi golin e tretë personal për te ngritur epërsinë e ekipit të tij në 4 me 0.
Por kjo nuk ishte e tëra nga 19-vjeçari pasi në minutën e 74-të ai shënoi golin e katërt në mbrëmje për të çuar në 5 me 0 epërsinë e vendasve që njëherësh ishte rezultati final i ndeshjes.
Pas xhiros së nëntë, PSG është lider në ligë me 27 pikë, kurse Lyoni me 14 pikë renditet në vendin e gjashtë në tabelë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.