Lajmet e fundit

Një qytet në Misuri po feston për objektin e ri të zjarrfikësve për të cilën është paguar në mënyrë të pazakontë.
Mark Hill, nga Camden Point, në pjesën veriore të Platte County, përfundoi duke dhuruar qindra mijëra dollarë për këtë projekt pasi fitoi 200 milionë dollarë në një lotari në nëntor të vitit 2012, transmeton Klan Kosova.
Mark ka dhuruar një pjesë të fitimeve të tij për të ndërtuar objektin e zjarrfikësve pas shërbimit të urgjencës që shpëtoi jetën e babait të tij - dy herë.
“Gruaja ime dhe unë ishim në gjendje të paguajmë për ta”, ka thënë Mark për KMBC.
Ndërtesa, e cila mori më shumë se një vit për t’u ndërtuar, përmbanë shërbim të ambulancës dhe kamionë zjarri.
Që nga fati i papritur pothuajse katër vjet më parë, familja ka adoptuar dy fëmijë të tjerë, bleu disa makina të reja, ndërtoi një shtëpi të madhe dhe ka bërë disa pushime, por objekti i zjarrfikësve është projekti i tyre më i madh për të cilin ata këmbëngulin se nuk janë në kërkim për t'u lavdëruar.
Stacioni i zjarrfikësve do të jetë në shërbim 24/7, një luks në një qytet me vetëm 500 njerëz.
Ky objekt është njëri nga shumë projektet e Hills të cilët kanë vendosur për të financuar për lokalin e komunitetit të tyre.
Gjithashtu ata kanë paguar për një fushë të re topi, dhe i kanë dhuruar 50 mijë dollarë në drejtim të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, transmeton Klan Kosova.
Çifti gjithashtu ka dhuruar për financimin e bursave në shkollën e mesme pranë North Platte në Dearborn, ku ata të dy kishin diplomuar.
Në vend se familja të lëvizte në një vendpushim ekskluziv, ata kanë qëndruar në shtëpitë e tyre modeste.
E vetmja blerje e madhe që kanë bërë që nga viti kur e fituan lotarinë, është një kamion.
Çifti, që janë në mes të viteve 50-ta, u thanë gazetarëve në një konferencë shtypi pas fitores së lotarisë se ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të japin të holla edhe më shumë.
Mark la punën e tij si një mekanik, ndërsa gruaja Cindy, ishte pa punë në atë kohë.