Lajmet e fundit

Një njeri i cili aksidentalisht hyri në turneun e pokerit, përfundoi duke shkuar në shtëpi me 52 mijë funte.
Christian Pham, nga Minnesota kishte regjistruar 1500 funte në lojën e Pokerit në turneun e World Series Poker në Las Vegas, për vetëm që të ulet në tavolinë dhe të jap numrin e gabuar të kartave.
Pham papritmas kuptoj se ai kishte hyrë aksidentalisht në këtë lojë që nuk kishte luajtur kurrë më parë.
Por, kjo nuk e ndaloi atë për tu kthyer në shtëpi me çmimin e lartë prej 52 mijë funteve, transmeton Klan Kosova.
''Kur u ula në tavolinë, dhe kam bashkuar pesë letra, kuptova se diçka nuk po shkonte mirë'', tha ai.
''Unë thash o zoti im’’ për shkak se në Minnesota nuk e kanë këtë lojë.''
''Kjo ka qenë hera e parë që kam luajtur këtë lojë, dhe provova të mësoj lojën nga njerëzit që ishin në tavolinë.''
Tani ai e dashuron këtë lojë.