30.08.2019 · përditësuar para 2529 dite1 min lexim
Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se sërish do të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Këtë Ismaili e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka treguar arsyet se përse do të kandidojë sërish.
Ai madje sqaroi një postim të tij të bërë ditë më parë ku pasi që u tha se Agim Bahtiri do t’i bashkohet Vetëvendosjes, Ismaili kishte shkruar se do të tërhiqet dhe nuk do të kandidojë më për deputetë.
“Ata që s’ma kuptuan sarkazmin para do ditësh, e nime kujtuan se u tërhoqa me i lëshua udhë Agim Bahtirave, nime s’po më njifkan boll. Budallët si unë nuk zbothen pa betejë”, ka shkruar Ismaili.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.