Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,Fisnik Ismaili, i cili u arrestua dje para fillimit të seancës së Kuvendit, me arsyen se iu gjetën dy bombola gazi në xhep, i është kumtuar masa e dënimit.
Ismaili me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për masën e caktuar , arrest shtëpiak 30 ditë dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë për interesat e vendit.
Ja postimi i deputetit Ismaili.
Edhe pakëz burg e provova. Tash më ka mbetë veç me kcye me parashutë edhe me hypë në Kilimanxharo, edhe kompletohna.
Prej sot mu shqiptue arresti shtëpiak për 30 ditë. Ju falënderoj nga zemra krejt juve që vazhdoni me m'përkrahë, sepse e dini që qëllimi im është i drejtë edhe gjithmonë i mirë. Kam pranue tepër shumë porosi miradie.
Jam betue si deputet që kam me i mbrojtë interesat e vendit tim edhe këtë po besoj se po e baj me tanë qenien time, edhe kur padrejtësia po bahet ligj, e si rezultat mue rezistenca po më bahet detyrë.
Mue munden me m'fëlliqë sa të dojnë. Fytyrën, trupin, emnin, more edhe familjen, por ndërgjegjjen asnjiherë. E përderisa ndërgjegjja ime është e pastër, unë s'kam me u ndalë tuj ba mirë për vendin e njerëzit e mi.
Tash që shteti mujti me m'ba diçka që as Nita s'ka mujtë: me mi shti të dy kambët në një këpucë edhe me më mbyllë në shpi, kush don me m'pa, është i mirëseardhun, jo që nuk ka qenë edhe ma herët, veç unë tuj u rrugavë ma zor me m'zanë.