Lajmet e fundit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka kritikuar ashpër ndryshimin e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë që është në pushtet.
Ai përmes një postimi në Facebook, ku nuk ka kursyer as të sharat dhe gjuhën +18, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i shkel krejt parimet, derisa ka folur në veçanti për raportin me presidentin Hashim Thaçi – që tashmë duket se nuk është i tillë siç ishte dikur.
Ai e ka shprehur zhgënjimin e tij të madh ndaj partisë ku dikur bënte pjesë, duke rikujtuar protestat, arrestimet dhe fyerjet e sharjet që janë bërë ndaj tij për shkak të qëndrimeve.
Ismaili iu ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje me fjalë të ashpra edhe kur ka folur për Ditën e Pavarësisë duke ua rikujtuar se ata e kanë sharë këtë ditë, ashtu si edhe monumetinin NEWBORN – që është krijuar nga ai.
Postimi i plotë i Fisnik Ismailit në Facebook +18:
https://www.facebook.com/Karrota/posts/10163166184390191