Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili ka reaguar pas statusit të shkruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili kishte shkruar se ndjehet krenar për filmin “Shok” dhe përfaqësimin e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Mustafa ka thënë se “filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar”.
Ndërsa Ismaili është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kësaj deklarate.
“Dramë? Dramë tu ka dukë ty terrori, gjenocidi, masakrat, përndjekja edhe dhunimet masive që iu kanë ba popullit të cilin pretendon se po e udhëheq, e në fakt je tuj ia ba njajtë si ata, veç në mënyrë të sofistikueme, duke i kthye po të njëjtit në pushtet? Motherfucking DRAMË?”.
“Edhe deklaratat kur i shkruen, i shkruen gërrditshëm, se tutesh që po n'idhnohen krej ata që po iu nënshtrohesh, bre pakurrizor.
Ku me ju respektue masnej juve kush, kur ju pikë respekti s'keni për veten? Plasa që e fëlliqa murin tim me postimin tand!” ka vazhduar Ismaili, transmeton Klan Kosova.
Ismaili ka thënë se nuk bën me harru çfarë ka ndodhur në vitin 1999 derisa ata të na kërkojnë falje e të na pranojnë shtetin.
"E S'BAN kurrë me e harrue çka po na bajnë këta në pushtet, për me na kthye në vitin 1999. Bile tragjedi t'kish thanë, po as qaq. Phu! Ani edhe kur i thojnë konflikt, e jo luftë, e e shkelin gjakun e tanë atyne. Farë e flliqt!”.