Lajmet e fundit

Ftesat për mbledhje solemne, nuk e kursejnë nga kontrolli asnjë kosovar që hynë në ndërtesën e Kuvendit.
Bile krahas deputetëve, në detaje shikohen edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e Rektori i Universiteteit të Prishtinës.
Nga kujdesi i madh në një moment nën llupën e vetë sigurimi gati e futi edhe ambasadorin britanik, Ruairi O'Connell.
Gjithë këto masa sigurie, u ndërmorën, për t'i shtruar rrugë të sigurt Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, që të enjten ishte mysafir nderi në Parlamentin e Kosovës.
Për të në sallën e seancave plenare ishte edhe Opozita, e cila i ka bërë bllok punës së legjislativit që nga 17 shtatori.
Duke i bërë një përshkrim marrëdhënieve Kosovë-Austri, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, e ftoi në gjermanisht mysafirin për fjalim.
Fischer u tha të zgjedhurve të Kosovarëve, se mosfunksionimi i Kuvendit të një shteti dhe armiqësitë politike nuk shpien askund.
Por derisa ai i jepte këto porosi, deputetët e Lëvizjes Vetëvëndosje, që ulen në dy rreshtat e parë të pjesësë opozitare, i nxorën dy pankarta, kundër Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.
E para i tërheq vërejjen prsidentit Fisher të shikoj prapa, se aty janë ulur gënjeshtar te korruptuar.
Ndërsa e dyta, bën thirje të mos heshtet ndaj hegjemonisë së Serbisë.
Por Fischer nuk u pa të ndaloj fjalimin për t'i lexuar pankartat, megjithëse tha se në shtetin e tij opozita ka fuqi të madhe për t'i ndryshuar gjërat.
Fjalimin e tij ia përshëndetën fort parlamentarët e Kosovës.
Fischer do të mbahet mend si njeriu që në këtë kohë përplasjesh e ktheu normalitetin në Kuvend, të paktën për një ditë.
Kronikë e Besnik Tahirit.