Lajmet e fundit

Presidenti austriak, Heinz Fischer, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe, që do të themelohet në Kosovë si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, do të jetë shumë funksional dhe nuk e cenon kushtetutën e shtetit kosovar.
“Marrëveshja Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë, me aq sa unë e kam studiuar këtë temë s’ka të bëjë me krijimin e niveleve të tjera kushtetuese, mirëpo komunat vetëm do ta kenë të drejtën të mblidhen. E di se në praktikë kjo do të funksionojë shumë mirë”, ka thënë ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen e tij, presidenten Atifete Jahjaga.