Lajmet e fundit

Colin Firth ka folur kundër të famshmit Woody Allen.
Aktori fitues i çmimit nga Akademia, përmes një interviste e ka konfirmuar vendimin e tij për të mos punuar më me regjisorin në fjalë.
“Nuk do të punoja më me të”, u shpreh ai.
Colin u paraqit në filmin Magic In The Moonlight të Woody-t në vitin 2013, një vit para se Dylan Farrow të publikonte letrën e saj të hapur në lidhje me ngacmimin e pretenduar të babait.
Në lidhje me këtë ajo foli së fundmi edhe në një intervistë: “Jam e besueshme dhe po e them të vërtetën”, ka deklaruar Farrow.