Lajmet e fundit

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë Alcatel Lucent për zgjerimin e rrjetit 4G.
Me këtë rast, drejtori i Vala-s Agron Mustafa tha se përmes kësaj marrëveshjeje do të mbulohet 99% e hapësirës së Kosovës.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Diplomati amerikan tha se është i lumtur që teknologjia amerikane po mundëson që edhe kosovarët të kenë mundësi më të mira për rrjet dhe internet.
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se telekomunikacioni hyn në 3 parakushtet kryesore të zhvillimit ekonomik.
Ai shtoi se edhe përkundër disa vendeve të rajonit që kjo industri të ketë rënie, nuk e kanë arritur. Ndërkaq premtoi edhe përkrahjen e vazhdueshme të ministrisë me të cilën udhëheq, njofton Klan Kosova.