Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti sot ka nënshkruar rregulloren mbi kriteret, standardet dhe procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.
Kjo rregullore përcakton kriteret, standardet dhe procedurat themelore për financimin publik të organizatave jo-qeveritare, me qëllim të vendosjes së një sistemi transparent dhe llogaridhënës për financimin me fonde publike të programeve dhe projekteve të OJQ-ve që janë të interesit publik në Kosovë.
Ministria e Financave njofton se me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, procedurat e financimit të OJQ-ve do të jenë unike dhe do të krijohen mekanizmat e duhur të raportimit, e cila do të rezultojë në përmirësimin e nivelit të llogaridhënies dhe transparencës gjatë harxhimit të parasë publike, transmeton Klan Kosova.