Finn Wolfhard është shumë i lumtur që jeton me prindërit e tij.
Në një intervistë së fundmi, aktori 22-vjeçar shpjegoi pse ai ende jeton në shtëpi me familjen e tij edhe në mes të suksesit falë “Stranger Things” dhe projekteve të tjera të aktrimit, transmeton Klankosova.tv.
“Kam jetuar vetëm për disa vjet, dikur rreth dy, dhe më pas u ktheva me familjen time. Të gjithë kemi hapësirën tonë të veçantë, por ne ende jetojmë së bashku dhe kjo është e mrekullueshme”, tha ai.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.