Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Gjatë takimit, shefi i ekzekutivit e njoftoi mysafiren për përkushtimin e Qeverisë me të cilën udhëheqë në proceset integruese evropiane, për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Mustafa e falenderoi ambasadoren për përkrahjen e Finlandës në këto procese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Kosovës, transmeton Klan Kosova.