Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Satvilecin, Guvernatorin e Bankës, Bedri Hamza është takuar me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe zyrtarë të tjerë, njofton Klan Kosova.
“Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja”, thuhet në njoftimin për media nga Ministria e Financave.
“Përfaqësuesit e Bankës Botërore falënderuan Ministrin Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështetje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë”.
Në këto takime u diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe nevojën që në këtë strategji të reflektohen prioritetet e Qeverisë së Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.