Lajmet e fundit

Zbatimi i duhur i strategjisë së re të kontrollit të brendshëm të financave publike për vitin 2015-2019, e cila është miratuar në muajin e kaluar është një hap shumë i rëndësishëm për të fuqizuar integrimin e Kosovës në BE.
Po ashtu, më e rëndësishmja është se kjo strategji është model i vet krijuar dhe dizajnuar nga Kosova për mjedisin e brendshëm të kontrollit të saj.
Kështu u tha gjatë konferencës që u mbajt të enjten në Prishtinë për strategjinë e kontrollit të brendshëm të financave publike, organizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.