Lajmet e fundit

Franca është kualifikuar në finale të Kupës së Botës pasi ka mposhtur Belgjikën me rezultat 1:0.
Në një ndeshje të fortë, francezët u treguan më të vendosur, dhe iu mjaftoi goli i qendërmbrojtësit Samuel Umtiti në minutën e 51-të, që erdhi si rezultat i harkimit nga Antoine Griezmann.
Herën e fundit kur Franca e kishte arritur finalen e Botërorit, ishte në vitin 2006, në të cilën finale famëkeqe kishte humbur nga Italia në penalti.
Ndërkaq, ata janë shpallur kampionë më 1998, kur kishin qenë nikoqirë të kësaj gare.
Në finale, francezët ndeshen me fituesin e përballjes Angli-Kroaci, takim ky që luhet nesër nga ora 20:00.
https://www.youtube.com/watch?v=vHZWl8ssA0U