Finalja e së shtunës mbrëma në Berlin ka shumë pika kyqe, disa nga të cilat po i listojmë më poshtë.
Finalja numër tetë për dy ekipet. Përballja e madhe në Berlin mes Barcelonës dhe Juventusit do të jetë e teta për këto dy ekipe, transmeton Klan Kosova.
Seria e humbjeve… Italianët kanë humbur tri finalet e fundit në Champions(1996/97, 1997/98 dhe 2002/03). E fundit herë që ata ngriten trofeun ishte sezoni 1995/96 kur mposhtën Ajax pas penaltive.
…Dhe ajo e fitoreve. Katalanët në anën tjetër kanë fituar tre Champions të fundit(2005/06, 2008/09 dhe 2010/11). Humbja e tyre e fundit në finale të kësaj gare ishte kundër Ac Milan(1993/94).
Italianët inferior ndaj spanjollëve. Janë luajtur shtët finale të kupave europiane mes ekipeve të Serie A dhe La Liga. Spanja është fitimtare në këto duele 4-2.
Favoriti. Barcelona ka fituar vetëm dy nga tetë përballjet e fundit ndaj Juventus në garat europiane. Të tjerat janë dy barazime dhe katër disfata.
Juventus. Italianët janë të pamposhtur nga Barcelona në Champions League. Skuadrat janë takuar vetëm dy herë dhe atë në gjysmëfinale të kësaj gare, në sezonin 2002/03. Ndeshja e parë, në Delle Alpi përfundoi 1-1, ndërsa e kthimit u takoi italianëve me rezultat 1-2, transmeton Klan Kosova.
Morata. Sulmuesi i ‘Zonjës së Vjetër’ është golshënuesi më i mirë spanjoll në garë me katër gola të shënuar.
Neymar. Ai iu është bashkuar Rivaldo e Messi, si lojtari tjetër i vetëm katalan që ka shënuar nëntë ose më shumë gola në një sezon të Champions.
Treshja MSN. Barcelona është skuadra e parë që ka dy lojtarë me nëntë ose më shumë gola të shënuar brenda një sezoni të Champions(Messi 10, Neymar 9).
Rekordi. Xavi mund të bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në Champions. Për momentin ai ka 150, sa ka edhe Casillas./Klan Kosova.
klankosova.tv