Nga ambientet e Klan Arenës, një ekip i madh po punon deri në detajet e fundit që të krijojë një skenë madhështore, ashtu siç është edhe finalja e Big Brother VIP Kosova 3.
Aktualisht kjo hapësirë është më pak e ndriçuar, por e njëjta do të shndrit kur yjet e BBVK 3 do të zbarkojnë dhe do ta ndricojnë skenën.
Për ta parë këtë finale të madhe, ambientet e Klan Arenës do të jenë nikoqir të mbi 1 mijë personave të cilët kanë zgjedhur që ta shohin nga afër finalen e madhe.
Në finalen e Big Brother VIP Kosova 3 do të ketë edhe përformanca të veçanta por edhe befasi për pesë finalistët.
Përveç fituesit, edhe finalistët e tjerë nuk do të dalin duarthatë nga shtëpia, pasi Vëllai i Madh është përkujdesur që atyre t’u jep dhurata nga më të ndryshmet.
https://www.youtube.com/watch?v=41PahbXpP4Q
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.