Lajmet e fundit

Të gjithë ju të cilët jetoni në Londër, por që keni një dëshirë për të parë filmin kosovar ‘’Babai’’, mund ta realizoni tashmë këtë.
Kjo ngase sipas një njoftimi të cilin e kanë bërë protagonistët në rrjetin social Facebook, thuhet se këtë film që trajton temë dhe një ngjarje tejet prekëse që përshkon me luftën e fundit në Kosovë, mund ta shohin gjatë këtij vikendi, transmeton Klan Kosova.
Në njoftim thuhet se më 17 dhe 18 tetor filmi do të shfaqet në festivalin e radhës ''BFI London Festival 2015''.