Për masakrën e Reçakut, mund të xhirohet një film me aktorë të Hollywood-it.
Rolin kryesor thuhet se do ta luajë legjenda e kinematografisë botërore, Robert De Niro, raporton Klan Kosova.
Ai thuhet se do ta luajë rolin e një shqiptari që fillimisht plagoset, e më pas digjet i gjallë nga ushtria serbe.
Producenti i filmit, Fitim Krasniqi, thotë se kryepersonazhin, pavarësisht famës që ka, s’e pati edhe fort të vështirë ta bindë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqni kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=qfBV8a2k_EU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.