Filmi i Ron Howard, “Inferno”, është shfaqur për herë të parë në Kosovë me titra turqisht, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e të rinjve të komunitetit turk në Kosovë karshi kinemasë, transmeton Klan Kosova.
“Inferno” është shfaqur në kinemanë Dokukino në Prizren, me iniciativën e Konsullatës Gjenerale Turke që operon në këtë qytet, në bashkëpunim me degën e të rinjve të Partisë Demokratike Turke në Kosovë.
Ky film me titra turqisht, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit turk që jeton në Prizren.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.