Lajmet e fundit

Kinemaja ABC ka njoftuar përmes një komunikate, se nesër do të shfaqet filmi "Babai" në këtë kinema.
Më poshtë mund lexoni ftesën për media:
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në projeksionin për media të filmit “Babai” në regji të Visar Morinës që do mbahet të martën, më 1 shtator 2015, në orën 13.00 në kinemanë ABC dhe më pastaj konferencën për shtyp në orën 15.00 e cila poashtu do të mbahet në ABC, ku do të marrin pjesë regjisori Visar Morina, aktorët Astrit Kabashi, Val Maloku, Adriana Matoshi dhe Enver Petrvoci, producenti për Kosovë, Visar Krusha dhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.
“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francëqë është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) e poashtu Film und Medien Stiftung NRW, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman WDR si dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE.
Pas sukseseve në FILM FEST MUNCHEN 2015 ku Babai i fitoi katër çmime, skenari më i mirë, regjia më e mirë, aktorët kryesorë më të mirë dhe çmimin One Future Ëorld dhe atyre në Festivalin Ndërkombëtar në Karlovy Vary ku Babai e rrëmbeu çmimin Regjia më e mirë dhe Europe Cinema Label, e tash së voni edhe çmimin e shtatë aktori më i mirë në Festivalin e Filmit Avvantura në Zarë, Kosova është vendi i parë nga vendet e koproduksionit ku filmi do të shfaqet në kinema. Pas premierës kosovare që do të mbahet më 1 shtator 2015, me dy projeksione që do të fillojnë në të njëjtën kohë, në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë ABC, nga 2 shtatori filmi do të shfaqet në reportor të rregullt në kinemanë ABC në Prishtinë dhe në DOKU KINO në Prizren. “Babai” do ta vazhdojë rrugëtimin në Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Linz, e më vonë do të shfaqet edhe në kinematë në Gjermani, Maqedoni, Francë etj.
“Babai" e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
“Babai është prodhuar nga një ekip filmik ndërkombëtar dhe me shumicën e aktorëve kosovarë. Skenari dhe regjia: Visar Morina; Drejtor i fotografisë: Matteo Cocco; Montazhi: Stefan Stabenoë; Muzika: Benedikt Schiefer; Skenografia: Jutta Freyer; Kostumografia: Genoveva Kylburg; Grimi: Astrid Ëeber;Toni: Igor Popovski; Producentë: Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Maingot si dhe shumë anëtarë tjerë të ekipit të filmit nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Franca.
Luajnë: Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj. si dhe Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film.