Lajmet e fundit

Java e Filmit Shqiptar hapi siparin mbrëmjen e 30 tetorit në edicionin IV-të të saj në New York.
Ky event u mbajt në kinemanë Bow Tie në Manhattan. Në tapetin e kuq sivjet kaluan përfaqësues të dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë, pjesë e tij ishin dhe rrjeti i biznesmenëve të Diaspores nga Dallas me drejtor Nik Mehmeti të cilët e mbështeten financiarisht këtë event.
Nuk mungoi gjatë mbrëmjes as bankieri i njohur shqiptar Richard Lukaj.
Pjesëmarrja ishte e larmishme, përfaqësues të institucioneve të ndryshme diplomatike, kulturore, dhe fushave të tjera. I pranishëm ishte dhe Mark Gjonaj i cili gjithashtu ka mbështetur Javën e Filmit Shqiptar, njofton Klan Kosova.
Më pas mbrëmja vazhdoi me Ceremoninë e Hapjes, nën prezantimin e dy shqiptarëve në New York Kozeta Turishta - gazetare dhe Lulëzim Bucolli – aktor. Në sallë ishin të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësues të medias shqiptare dhe asaj amerikane të cilët me interes përcollën atmosferën e një mbrëmjeje plot klas.
Mrika Krasniqi, themeluese dhe Producente e Javës së Filmit Shqiptar, hapi zyrtarisht edicionin e IV-të, ku përshëndeti dhe falenderoi të gjithë të ftuarit në sallë.
Ky edicion u përfaqësua nga juria e mëparshme profesioniste:
Filmi Bota, do shfaqet me 5 n2ntor ne Bow Tie Cinema Manhattan, që do jetë edhe mbyllja e këtij eventi.
Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike së Kosovës i cili erdhi posaçërisht për të qenë pjesë e Javës së Filmit Shqiptar.
Zharku foli gjatë për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës për temën e Dhunimit të Grave gjatë Luftës në Kosovë, objekti kryesor i filmit, njofton Klan Kosova.
Java e Filmit Shqiptar, do vazhdoj deri më 5 nëntor ku gjatë këtyre ditëve do promovohet dhe Kultura ilire.
Filmat që do shoqërojnë netët në vijim janë: Ansambli Shota Toka e Grave, Një Shekull larg Boletinit Piano Fati Elektricisti i Nëntokës Përtej Malit Qëndrimi Fundit i Plakut Dhe filmi Bota që do mbyllë këtë edicion për këtë vit.
Java e Filmit Shqiptar si i vetmi aktivitet në llojin e tij që shërben për promovimin e Kinematografisë bën të mundur prezantimin më dinjitoz të kulturës dhe traditës shqiptare.