Lajmet e fundit

Gjatë stinës së verës të pastrehët e Moskës, do të kenë mundësi që të shikojnë filma sovjetikë dhe të ushqehen me ushqime të freskëta.
Gazeta lokale Moscow Times, i ka publikuar disa foto ku shihen gra dhe burra të të gjitha moshave teksa po e shikonin një film klasik sovjetik, transmeton Klan Kosova.
Kjo iniciativë u organizua nga një OJQ e quajtuar “Miqtë e rrugës”.
“Më shumë se çdo gjë ne duhet t’a ndryshojmë sjelljën ndaj njerëzve të pastrehë, sepse ata shpesh abuzohen dhe keqtrajtohen”, është shprehur Natalia Markova vullnetare në këtë organizatë.
Rreth 2 përqind e pupullsisë në Rusi janë të pastrehë.