Lajmet e fundit

Krijimtaria e tij pati ndikim të madh në artin e shekujve 19-të e 20.
Bota e tij artistike e dora e artë prej piktori, e bëri të pavdekshëm Van Gogh-un.
E tani kur kanë kaluar më shumë se 120 vjet nga vdekja e tij, disa nga pikturat më të interesante, u ribënë nga disa artistë.
Ata e prodhuan kështu një “film pikturash” për të, njofton Klan Kosova.
Në këtë vepër artistike që do të publikohet së shpejti, punuan 100 piktorë, të cilët i kanë studiuar veprat e Goghut.
Projekti “Loving Vincent” është i pari i llojit të vet, ndërsa po prodhohet nga produksioni fitues i çmimit Oscar, “Break Thru Films”.
Të gjitha pikturat që janë pjesë e filmit janë punim dore, pëlhurë në vaj.
Për të finalizuar këtë vepër, janë nevojitur 12 piktura për sekondë, e 720 piktura për një minutë.
Van Gogh ka marrë epitetin e legjendës, pasi që në gjendje depresioni e kishte prerë veshin e tij, e më pas kishte bërë një auto-portret.