Filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunën me datë 1 tetor dhe do t’i vazhdoj ato deri më 17 tetor.
Ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik, transmeton Klan Kosova.
Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë.
Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana.
Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht është në koma.
Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutant dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Gegnia Film”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.