28 Maji, Dita e Qendrës kulturore "Mensur Zyberaj në Rahovec, ka filluar të enjten me shfaqjen e komedisë " Maturantët", ku aktruan të rinj nga trupi teatror " Qemal Ajdini " nga Dibra e Maqedonisë, komedi kjo e autores Arbana Muja, me regji të Ylber Nuredinit.
Salla universale e qendrës kulturore ishte e stërmbushur me dashamirë të kulturës dhe artit skenik, të cilit me duartrokitje e kanë përshëndetur aktrimin e të rinjve dibranë.

Po ashtu në kuadër të kësaj dite, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe OJQ " Art Studio" nga Rahoveci, kanë filluar punimet e Kolonisë të Artit me karakter ndërkombëtar, ku po marrin pjesë piktorë dhe artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, njofton Klan Kosova.