Lajmet e fundit

Me vota të fshehta po votohet për pranimin ose jo të Kosovës në shtëpinë e futbollit europian UEFA.
Para këtij votimi ka pasur debat se a duhet të pranohet Federata e Futbollit të Kosovës në këtë instancë ndërkombëtare sportive apo jo, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Federatës Serbe të Futbollit ka thënë se kjo është e papranueshme dhe po ndërhyn politika në futboll.
Kurse kryetari i federatës së Zvicrës ka thënë se duhet t’i japim shans talenteve të rinj nga Kosova.
Armando Duka kryetar i FSHF-së ka thënë së Kosova duhet të pranohet në UEFA dhe argumentet pro janë të fuqishme.