Lajmet e fundit

Samiti i Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar për dy ditë radhazi në Bruksel, temat kryesore të këtij samiti pritet të jenë pritet të jenë zgjerimi i bllokut të Evropës, luftimet e Turqisë dhe forcave kurde në Siri si dhe BREXIT.
Në këtë samit krerët e BE-së do të diskutojnë për reformimin e procesit zgjedhor, pos kësaj do të diskutohet edhe gjetja e një zgjidhjeje për luftimet që po zhvillohen në veri të Sirisë.
Pos këtyre pritet të ketë një marrëveshje që do të miratohet nga Britania e Madhe, në këtë samit do të diskutohet edhe për ndryshimet klimatike dhe buxhetin e BE-së për periudhën 2021-2027, transmeton Klan Kosova.
Sot pritet që Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe të mbërrijë në Bruksel, ku pritet të arrihet një marrëveshje eventuale mes këtyre dy palëve duhet të miratohet dhe nga legjislaturat e Britanisë dhe BE-së.