Lajmet e fundit

Ka filluar të mbahet takimi mes Isa Mustafës, Kryetarit të LDK-së, dhe Albin Kurtit, kryetarit të VV-së, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim pritet të diskutohet rreth qeverisjes së tyre të përbashkët, ai është duke u mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi është duke u mbajtur në kuadër të takimeve që tashmë kanë filluar mes këtyre dy partive, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.
Grupet punuese të VV-së dhe LDK-së janë takuar të premten, ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.