Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë filluar takimin me Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi është i mbyllur dhe pas përfundimit palët do të dalin në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.
I pranishëm aty ishte edhe Kujtim Shala, anëtar i kryesisë së LDK-së. Palët do të diskutojnë për formimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.