27.09.2017 · përditësuar para 3231 dite1 min lexim
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi mes dy kryeministrave është i mbyllur për media, kurse pas tij, të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e kreut të ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj qëkur e morri detyrën e kryeministrit më 11 shtator, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.