Lajmet e fundit

Ka filluar seanca ku pritet të votohet Ligji për Trepçën, njofton Klan Kosova.
Seanca ka filluar pasi komisionet kanë përfunduar punën me amendamentet e propozuara nga partitë politike.
Ndonëse kryetari Kadri Veseli kishte paralajmëruar se seanca do të fillojë rreth orës 20:30, siç duket punimet në komisione kanë zgjatur më shumë dhe seanca ka filluar pas mesnatës.