Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.
Në këtë seancë për të cilën Limaj akuzohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë kohës së luftës në Malishevë.
Në seancën e sotme pritet t`i japin dëshmitë e tyre, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla dhe Naim Maloku, një nga eprorët e UÇK-së.
Po ashtu, pritet të dëshmojë edhe Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa dje ka dëshmuar ish-komandanti Rexhep Selimi dhe Bislim Zyrapi, dikur shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.