Lajmet e fundit

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka filluar procesin e repelimit të kafshëve në te gjitha fermat e dhjetë fshtarave të komunave fqinje të Malishevës.
Repelimi nënkupton spërkatjen e kurrizit të kafshëve me qëllim parandalimin e shpërndarjes se sëmundjes infektive krime kongo.
Zëdhënësi i AVUK Lamir Thaçi ka thënë për Klan Kosovën se kjo masë është treguar tejet e suksesshme.
Këtë vit është viti i tretë dhe si rezultat i kësaj mase, vitin e kaluar nuk ka pasur viktima në njerëz nga pickimi i rriqrave.
Thaçi ka bërë me dije se procesi i repelimit do të përfundojë për një muaj.