Ka nisur protesta e organizuar nga Shoqëria Civile përmes të cilës po kërkohet shkarkimi i Aleksandër Lumezit, Kryeprokurorit të Shtetit dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit, njofton Klan Kosova.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahiri Pajaziti”, për të vazhduar drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.
Në protestë shihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve të cilët në duar po mbajnë pankarta kundër këtij sistemi të drejtësisë.
Të njëjtit protestën e kanë filluar me muzikë dhe duke fishkëlluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.