Lajmet e fundit

Në Hajvali është vënë gurthemeli i Institutit të Administratës Publike. Ky objekt do të jetë shumë afër Pallatit të Drejtësisë.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova si dhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, njofton Klan Kosova.
Në vënien e gurthemelit u tha se ky objekt do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe administarën publike në përgjithësi.
Ky do të jetë një objekt milionësh dhe sipas Mustafës do të marrë shumë kohë deri në përfundimin e tij.