Lajmet e fundit

Pas përfundimit të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19, para disa minutash nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet situata me pandeminë e cila po mbizotëron në vend si dhe mundësia për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Në takim po merr pjesë krerët e institucioneve të sigurisë etj.
Në ora 16:00 Hoti ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media, njofton Klan Kosova.
Aty pritet të njoftohet lidhur me masat që do t'i ndërmarr qeveria në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Është paralajmëruar që mund të shpallet edhe Gjendja e Jashtëzakonshme.
https://klankosova.tv/perfundon-takimi-i-hotit-me-komitetin-per-menaxhimin-e-covid-19/