Lajmet e fundit

Banorët e Graçanicës sot e patën të pamundur të pajisen me targa provë, si shkak i mosfunksionimit të sistemit në Qendrën e Regjistrimit. Banorët e atyshëm i thanë Klan Kosovës se kjo gjë është e padrejtë, sepse siç u shprehën, nuk janë bërë përgatitjet për reciprocitet.
Tollovi për targat provë pati edhe në Qendrën e Regjistrimit në Prishtinë, por vendimin e Qeverisë, banorët e Luginës po e quajnë të drejtë ndaj palës serbe.