Lajmet e fundit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është hapur java e katërt e shëndetësisë Kosovë- Turqi.
Me këtë rast, Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë tha se ky është një bashkëpunim i mirë në mes dy sistemeve shëndetësore, atij të Turqisë dhe të Kosovës.
“ Prania e profesionistëve nga Turqia sigurisht që do të kontribuoj shumë në shkëmbimin e përvojave sikurse herëve të kaluara, urojmë që të kemi punë të suksesshme bashkë me kolegët kosovarë, mjekët e infermierët, jo vetëm në punën praktike por edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale” u shpreh ai.
Kurse, ambasadorja e Turqisë në vendin tonë. Kivilcim Kiliç, theksoi se mjekët më të çmuar kanë ardhur nga spitale të ndryshme nga Turqia, por dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.
“ Me rastin e kësaj jave edhe njëherë po dëshmohen bashkëpunimet e shëndosha e të mira që i kemi me Kosovën, sidomos në fushën e shëndetësisë, pra kjo është edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e bashkëpunimeve të mira”, u shpreh ajo
Sipas saj, punët e ndërsjella dhe ndarja e njohurive dhe përvojave që do të kryhen gjatë kësaj jave në mes doktorëve të cilët kanë ardhur nga Turqia dhe atyre kosovarë do të jenë të dobishme për të gjithë popullin kosovarë, transmeton Klan Kosova.