Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, Presidentja e vendit , Atifete Jahjaga, Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të marrin pjesë në nisjen e fushatës kombëtare për mbështetjen e të drejtave pronësore të grave.
USAID-i, përmes programit të Të Drejtave Pronësore, është duke ndërmarrë një fushatë të avokimit për ngritje të vetëdijes publike dhe ndryshim të qëndrimeve mbi të drejtën e grave për të poseduar dhe përdorur pronën, veçanërisht tokën, transmeton Klan Kosova.