Lajmet e fundit

Rrjeti i Grave të Kosovës, në partneritet me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe me Avokatin e Popullit kanë fillojnë një fushatë kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Për targeten e kësaj fushatë flet vetë iniciatorja nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Adelina Tërshani,: “Ketë fushatë ne e kemi organizuar dhe lansuar me qëllim që ta informojmë sa me saktë qytetarët për format e ndryshme të ngacmimit seksual mbi ligjet që e dënojnë ketë ngacmim dhe mënyrat se si duhet raportuar”, ajo gjithashtu tha se kjo fushatë vlen për të gjitha grupet që janë pre e një diskriminimi të tillë.
Derisa Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vetëm hapjen e kësaj teme po e cilëson sukses:
“Vetë fakti që po e hapim një temë të tillë është një sinjal që shoqëria jonë ka filluar me u hap, ata që janë deklaruar lidhur me ketë dukuri ka treguar se është shumë e shprehur si dukuri”.
Kjo fushatë do të zgjasë një muaj.
Kronikë e zgjeruar nga Erblina Okrashtica.