Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ka filluar “Festivali i Recitatorëve” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Prishtinës.
Ky aktivitet është organizuar nga Princeton School of Prishtina dhe ka për qëllim të promovojë rëndësinë e poezisë dhe të inkurajojë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre në recitim.
Nxënësit kanë filluar të recitojnë poezi, duke i dhënë një atmosferë të veçantë këtij evenimenti kulturor. /Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.