Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes Facebook-ut ka bërë me dije që sot fillon dizinsektimi hapësinor në Pirishtinë.
Më poshtë mund t’i lexoni detajet rreth këtij procesi.
“Duke filluar nga sot, e Premte, 27 maj, fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Edhe sivjet ky proces do të zhvillohet në 5 faza, për të arritur efektshmërinë maksimale gjatë gjithë sezonit veror.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
27.05 : Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari.
30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .
31.05: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .
01.06: Hajvali, Mramur , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.