Lajmet e fundit

Vesel Boletini e ruante arkën e metalit si gjënë më të çmuar në shtëpinë e tij në Veriq të Istogut.
Për tri vite sa e mbajti asnjëherë nuk e la vet atë, njofton Klan Kosova.
Tërë këtë përkushtim Veseli dhe vëllezërit e tij e patën për ruajtjen e eshtrave të Isa Boletinit deri sa të bëhet rivarrimi i tij.
Pesë ditë para kësaj ceremonie mbetjet mortore të heroit duhet të vendosen në arkivol.
Atmosfera tek Boletinët nuk krijonte përshtypje se nga këtu do të dalin arkivole.
Oborri është stolisur, e portretet e Isa Boletinit dhe Ismajl Qemajlit me hartën e Shqipërisë në mes kanë zënë vend qendror.
As mysafirët që vijnë nuk kanë fytyra të zymta, edhe pse është ceremoni varrimi.
Për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri kjo është ditë e veçantë, ku ai bile jep një garanci për familjarët dhe mysafirët që ishin aty.
Arkivolet do të presin 10 qershorin për të përfunduar ceremonia qendrore festive në stadiumin Adem Jashari e më pas eshtrat do të varrosen në Boletin.
Kronikë e Zija Miftari.